Me daten 03/03/2011 ne ambientet e Kompleksi “Freskia e Viroit” Gjirokaster u zhvillua promovimi i librit “Andej Ylberit”, nje liber ky i shtypur ne shtypshkronjen Argjiro. Ky liber jo vetem u botua nga shtepia botuese Argjiro por njekohesisht dhe u sponsorizua prej saj, si nje perkrahje per te gjithe autoret e rinj ne fushen e poezise dhe prozes.
Libri “Andej Ylberit” u shkrua nga plot 100 nxenes dhe gjimnaziste nga te gjitha shkollat e rrethit Gjirokaster ku u dalluan poezi dhe vepra ne proze me vlera te larta artistike.
Gjate promovimit te ketij libri u mbajt nje fjalim hapes dhe me pas promovimi vazhdoi me leximin e disa prej pjeseve me te mira te ketij libri nga vete ata nxenes qe i kishin shkruar.
Ne fund te ketij aktiviteti u mbajt dhe nje fjalim mbylles gjate te cilit u ndane dhe tre cmime per tre shkrimtaret e rinj me te mire.
Ne, si shtepi botuese, duam te falenderojme Drejtorine Rajonale Arsimore te rrethit Gjirokaster dhe drejtorin e saj, z. Arjan Pano, per perkrahjen qe na dha ne lidhje me realizimin e ketij projekti qe per ne shenoi realizimin e nje endrre.
Theksojme se ky aktivitet do te jete nje aktivitet i pervitshem. Ky ishte vetem edicioni i pare i nje aktiviteti qe do kthehet ne tradite ne rrethin e Gjirokastres.
Per te gjithe ata qe tashme e kane librin “Andej Ylberit” ne duart e tyre do t’ju ftonim te na kontaktonit duke na dhene sygjerimet, kritikat ose idete tuaja se si mund ta permiresojme librin pasardhes.
Jeni te lutur te na kontaktoni ne adresat info@argjiro.eu ose redaksia@argjiro.eu.