Ismail Kadare – Biografia

Ditëlindja: 28 janar 1936
Vendlindja: Gjirokastër

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër , ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës . Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin “Gorki”. Është poet , prozator dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit , por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i endrrave(1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ismail Kadare Libri që botoi Kadare në vitin 2006 “Identiteti evropian i shqiptarëve – sprovë” [1] pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes . Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarë si perëndimorë, Qosja në librin e tij të quajtur “Realiteti i shpërfillur” [2] , thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman. Veprat e Kadares Frymëzime djaloshare – 1954 Shekulli im – ( 1961 ) Gjenerali i ushtrisë së vdekur – roman- 1963 Përse mendohen këto male – 1964 Dasma – 1968 Motive me diell – (1968) Kështjella – roman – 1970 Kronikë në gur – roman – 1971 Koha ( 1976 ) Dimri i madh – roman – 1977 Ura me tri harqe – 1978 Prilli i thyer – 1980 Gjakftohtësia – përmbledhje novelash – 1980 Koha e shkrimeve – 1986 Koncert në fund të dimrit – 1988 Vepra Letrare – 1981 – 1989 Dosja H – 1990 Piramida – 1992 Shqipëri – 1995 Pallati i ëndrrave – 1996 Dialog me Alain Bosquet – 1996 Spiritus – roman- 1996 Kushëriri i engjëjve – ese- 1997 Poezi – 1997 Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë – ese- 1998 Tri këngë zie për Kosovën – triptik – 1998 Ikja e shtërgut – tregim – 1999 Qorrfermani – roman – 1999 Vjedhja e gjumit mbretëror – tregime – 1999 Ra ky mort e u pamë – ditar për Kosovën, artikuj, letra – 2000 Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) – biseda – 2000 Breznitë e Hankonatëve – 2000 Vajza e Agamemnonit – 2000 Bisedë përmes hekurash – 2000 Elegji për Kosovën – 2000 Lulet e ftohta të marsit – roman – 2000 Unaza në kthetra – 2001 Eskili, ky humbës i madh – 2001 (ribotim) Qyteti pa reklama – roman – 2001 Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut – roman – 2002 Pasardhësi – roman – 2004 Shkaba – 2004 Identiteti evropian i shqiptarëve – 2006 Hamleti, princi i vështirë – Sprovë – 2006 Spiritus – 2007 Çështje të marrëzisë – Poshtërimi në Ballkan – Muzgu i perëndive të stepës -

Ismail Kadare – Ky Dimer

C’i gjate ish ky dimer, c’i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
I mpire eshte gezimi, thua s’ngjallet dot.
Apo si ai q’u dergj nga nje lengate e gjate.
S’do mekembet kurre ashtu sic qe?

C’i gjate ish ky dimer, c’i ftohte ish.
Ne pusin e ndergjegjes mezi ndihen
Tingujt kambanash si renkim te mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqen, dot s’i ngjall,
Sa gjera u vyshken, me e keqe se vete vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadalte, o zot.

C’i gjate ish ky dimer, c’i pashprese ish.
Kinezet qe s’duken me ne udhekryq rrugesh
Por vete ata s’kane vdekur: qelqe dritaresh
Te stilit q’ata sollen vezullojne ngriraz
Duke derguar ftohtesine e tyre
Mbi mijera fytyra si prej maske kalimtaresh

Sa kohe valle do ti duhet
Genit te races ate maske te shpelaje.
Apo ne luften e maskes me lekuren
Maska do te fitoje me ne fund?

C’i gjate ish ky dimer, c’i acarte ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie. Ka gjume a s’ka nen dhe?

C’i gjate ish ky dimer, c’i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyren tende.
Nen pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.

Tirane, 1986

Page 2 of 2«12