Gezuar 28 Nentorin 2011!

Sot ne te gjitha trevat shqipe, ne ti gjitha vendet ku ka shqiptare te gjithe festojne. Te gjithe ndjejne mbi supet e tyre nje ndjenje krenarie per kombesine e tyre shqiptare. 99 vite me pare Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi ne qytetin e Vlores duke shenuar ne kete menyre krijimin e shtetit te pare modern shqiptar. Kjo na ben te gjitheve krenar … na ben te gjitheve ta duam kete vend kete vend, te luftojme per ta mbrojtur kete vend dhe kjo ndjenje krenarie dhe dashurie kundrejt ketij vendi qe quhet Shqiperi … sot me shume se kurre shfaqet ne cdo treve shqiptare … shfaqet ne cdo cep to botes ku ka komunitete shqiptaresh te cilet me flamuret kuqezi mblidhen se bashku per te nderuar kete flamur … per te nderuar kete vend per te cilin te paret tane luftuan kaq shume.

Ne keto festa te gjithe duhet te nderojme ata qe kane luftuar per kete vend. Duhet te falenderojme te gjithe ata qe kane dhene jeten e tyre per kete vend duka na siguruar ne lirine dhe identitetin tone kombetar. Megjithese sot Shqiperia eshte ende nje prej vendeve me te varfra ne Europe … dhe patjeter nje prej shteteve me me shume probleme ne bote (me korrupsionin, informalitetin, problemet ne sektore si drejtesia, mjekesia, arsimi, papunesia, pronat, etj) ne dite si keto … keto dite te shenuara dhe sakrifica qe keta njerez qe kane luftuar dhe kane dhene jeten per kete vend duhet te na bejne ne kuptojme qe duhet te perpiqemi me shume … duhet te luftojme me shume per te siguruar nje Shqiperi europiane … nje Shqiperi te lire … nje Shqiperi pa halle e probleme. Kjo eshte detyra jone … kjo eshte pergjegjesia jone … ta cojme perpara atdheun tone … ta cojme perpara Shqiperine!

Gezuar 28 Nentorin, Diten e Pavaresise se Shqiperise!

Shkruaj një përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>