Category Archives: Kozeta Zylo

Kozeta Zylo – Tungjatjeta Kosove!

Tungjatjeta Kosovë!

Tungjatjeta Kosove!
Tungjatjeta Princesha ime,
Sot po udhëtoj kudo,
Me medalionin e Lirisë në gjoks,
Medalion që s’do ndryshket kurrë!
Në kujtesën e dhimbjes shkulmëzon shpirti,
Për rrëmbimin e të artit medalion,
Nga zotat e heshtun të Olimpit…!
Lamtumirë ju Zota të heshtun, lamtumirë!
Lamtumirë ju që ma gërryet kockën,
Me molën e hipokrizisë!
Princesha ime Kosovë,
Më lejo të vë buzët, në bisqet e Lirisë,
E me ju të bashkohem ne simfoninë e këngëve,
Të miliona shqiptarëve, që këndojnë shqip,
Aty, në tokën e lirë!
Sythet e Lirisë kanë buisur,
Janë harbuar sot, në degët e Shkurtit,
Shkurt dimri, kthyer në stinë pranvere!
Mëngjesin e burgosur zgjoi,
Duke hapur kufirin e shpirtit,
Me vezullim rrezesh nga bjeshkë Kosove!
Më fal Kosovë që s’të vij dot atje, më fal,
Por, edhe pse larg teje sot,
Unë po e shijoj këtu lotin e gezimit,
Te ngrirë kallkan, acareve,
Tashme të shkrirë nga Ju, por edhe nga kjo tokë,
Ku u vesit gonxhja e Lirise, dikur si manushaqe kokëulur!
Nuk do dëgjoj më krokatje korbash,
Ato kanë kohë që u shkrumbuan në harkun vetëtimë të Lirisë!
Në trungun e tokës tënde, dhimbjet lëshonin rrënjë,
Sot ato u groposën në dheun e Prizrenit, Prishtinës…
E në gjithë tokën e Dardanisë!
Unë kam kohë që jam larg teje, kam kohë…
Por dhe pse larg, vetëm tek ty përkundem me ninulla,
Në të vetmin djep me shqiponjë gdhendur,
Me emrin Kosovë, me emrin Shqipëri!
Eja, Liri Kosove, eja dhe tek unë,
Më kap prej dore, se sonte dua të hedh vallen e Rugovës,
Me xhamadanë sokolash e me plisin e bardhë në kokë,
Të trand botën e cmendur, që shekuj me radhë,
Ta përtypën Lirinë!

New York, 17 Shkurt, 2008

Kozeta Zylo – Monumenti i Lotit

Monumenti i Lotit

Sa lot eshte derdhur,
Per ty nenokja ime Shqiperi!
Neqoftese do te kishim mundesi per t’i mbledhur
Me siguri do te krijohej nje oqean i tere,
Ndoshta oqeani me i madh kohor,
Ne gjithe rruzullin tokesor.
Eshte lot i brezave, qe pushtuesit pane me sy,
Eshte lot I vashave, per te dashurit,
Qe u arratisen nga aty,
Eshte lot i pleqve,
Per femijet qe i lane ne vetmi,
Eshte lot i bijes,
Qe s’u ndodh prane ne vdekjen e nenes,
Eshte lot i femijes,
Qe rritet pa pare baba me sy.
Jane varret e prinderve,
Qe u mbuluan pa nje grusht dhe te burrit,
Eshte lot im qe çan palcen e gurit.
E si kale I hazdisur, vrapoj neper shekuj,
Per te qemtuar brengat te qendisur ne shpirtra,
Qe pena ime bashke me skulptorin,
Te ngrene madherishem, monumentin e lotit.

Washington, Shkurt 2001