Category Archives: Cajup Shehu

Çajup Shehu – Ditari i jetes time

Parathenie
Atë ditë qershori të 1949 u ktheva nga shkolla i
gëzuar se përfunduam vitin shkollor, ku më
“shpërblyen” edhe me një fletëlavdërimi.
Nëna, sa e gëzuar, po aq dhe e mërzitur, më
këshilloi të mos bëja zhurmë se babi ishte sëmurë …
Ai më dëgjoi dhe sido që ishte, më përgëzoi …
Por mezi fliste,… Kishte dhimbje të mëdha …
Futi dorën nën jastëk dhe më dha një bllok të bukur
xhepi me data, gjë e rrallë e asaj kohe …
“Merre, – më tha, – … përdore këtë ditar …
Filloje që sot … U rrite … Je i gëzuar … Ditari është i
nevojshëm për çdo njeri …
Pasi heshti pak vijoi: “ Tani Ik,…” këtë frazë ma tha a
me zë dhe me dorë.
Këto fjalë më mbetën si të inçizuara për gjithë
jetën time … Dhe sot i sjell ende në kujtesë.
Pas dy ditësh babai më vdiq në spital.
Vdekja e tij na trishtoi shumë: moralisht,
ekonomikisht e sidomos politikisht …
Blloku kalendar më ngeli kujtim dhe porosia, që më
dha në ato Çaste dhimbjeje, amanet prej tij …
Fillova ta hedh kujtimet e atyre viteve dhe hera – herës
konsultohesha dhe me nënën …
Me ditarin u bëmë shokë prej 70 vjetësh … Brenda meje
ndjeja fjalët e babait dhe përgëzimet e tij për kujdesin që tregoja për zbatimin e porosisë së tij. Tashmë sa herë e shfletoj më
dalin kujtimet si në ekranin televiziv …
Habitem me veten time!Unë t’i kem përballuar gjithë
këto ngjarje?
Trim… Frikacak … Budalla, punëtor apo dhe inteligjent
Me dashje, pa dashje i kam hequr në kurriz …
Kujtimet e jetës të nxjerra nga ditarët …i ndava në dy
pjesë …
Kujtimet Familjarët, i dashur lexues, i botova në librin
“SHEHAJT NË BREZA”, ndërsa kujtimet në librin që ke në
dorë “DITARI I JETËS SIME”
Mbajtja e ditarit është një udhërrëfyes për çdo njeri,…
Do një çikë punë, por të ndihmon në jetë dhe jeta ka
“telepatitë” e saj.
“Kur s’ke shokun, pyet shkopin,”- thotë populli ….

Shkeputur nga libri “Ditari i jetes sime” me autor Çajup Shehun.

Shkarko librin ne format elektronik (.pdf)