Category Archives: Informacione

Hapet portali Gjirokastra Ime

Mbas disa muajsh pergatitjeje dhe testimi portali qe synon te mbledhe te gjithe gjirokastritet ne nje vend te vetem ne internet eshte online. Aktualisht ky portal permban vetem blogun por po ndertohet nderkohe forumi dhe galeria. Gjithashtu po punohet nga stafi dhe per krijimin e nje social networku per gjirokastritet. Ne perfundim te kesaj faze te pare (testimi beta) synohet qe te kete perfunduar me sukses struktura kryesore e portalit, forumi, galeria, social networku, direktoria e biznesit dhe numeratori telefonik online i qytetit te Gjirokastres dhe ndoshta mund te integrohet dhe nje chat. Gjithashtu eshte menduar nga stafi qe te kete mundesi secili prej jush qe deshiron hapesiren e tij ne internet dhe te kete mundesine e tij te reklamimit. Per kete eshte menduar qe ne nje faze te dyte te krijohet mundesia qe perdoruesit e faqes te kene mundesi te hapin faqe me emer psh emrijuaj.gjirokastraime.com. Ky sherbim do te mundesohet falas ose jo por gjithsesi kjo do ti lihet nje faze me te vone. Qellimi eshte qe te krijohet nje pike takimi online per te gjithe gjirokastritet. Per ata qe jetojne brenda vendit por edhe per ata qe per arsye ekonomike ose jo jane emigrante jane shtetit. Ideja dhe mundesite per me tej egzistojne, ajo qe stafi kerkon prej jush, prej gjirokastriteve eshte qe ju ta mbeshtesni kete projekt dhe te regjistroheni. Ju faleminderit!

Portali Gjirokastra Ime -   www.gjirokastraime.com

Cmimet e letersise 2009

Në një ceremoni çmimesh u vlerësuan autorë, vepra dhe personalitete që kanë kontribuar gjatë vitit 2009 në letërsinë shqiptare. Juria theksoi se ka shqyrtuar 1000 prurje letrare dhe e ka pasur të vështirë vendimin. Ardian Vehbiu, Floresha Dado, Afrim Koçi, Romeo çollaku, Ben Blushi, Eir Plasari, Edmond Tupe, Virgjil Muçi si dhe vepra e poetit Vilson Blloshmi, janë emrat e fituesve. Në sallën e katit të dytë të Ministrisë së Kulturës, mes ca njerëzve të letrave që kishin vendosur të ishin të pranishëm dhe me ca elementë regjisorialë shtuar takimit, u ndanë dje trofetë e çmimeve kombëtare të letërsisë. U vlerësuan autorë, vepra dhe personalitete që kanë kontribuar gjatë vitit 2009 në letërsinë shqiptare. Në emër të jurisë (Bardhyl Londo, Parid Teferiçi, Agron Gjekmarkaj, Mirela Kumbaro), kryetari Mark Marku foli me nota optimizmi për zhvillimet letrare. Ndonëse deri në momentin e fundit ishte zgjedhur të mos bëheshin të ditur autorët apo veprat konkurruese, Marku u shpreh se kanë marrë në shqyrtim 1000 vepra letrare të gjinive të ndryshme. Përtej shifrave, për sa u përket vlerave të sjella, Marku u shpreh se juria e ka pasur të vështirë të marrë vendime. Në disa raste ka përdorur edhe kriterin përjashtues për autorë që gjatë viteve të këtij çmimi kanë marrë vlerësime të rëndësishme. Si shembuj solli dy librat e fundit të shkrimtarit Ismail Kadare, “E penguara” dhe “Aksidenti”, si dhe “Bolero në vilën e pleqve” të Fatos Kongolit. “Këto çmime synojnë të vlerësojnë dukuritë letrare që dalin përtej të zakonshmes dhe sjellin vlera të reja. Konkurrimi ka qenë i fortë, sidomos në gjininë e romanit”, është shprehur në fjalën e tij Marku. Përkthimi është vlerësuar në avangardë me gjinitë e tjera, ndërsa pas dy vjetësh shkëputje për mungesë të vlerave, këtë radhë është ndarë edhe çmimi për letërsinë për fëmijë. Ardian Vehbiu, Floresha Dado, Afrim Koçi, Romeo çollaku, Ben Blushi, Eir Plasari, Edmond Tupe, Virgjil Muçi, si dhe vepra e poetit Vilson Blloshmi janë emrat e disa nga fituesve. çmimi i madh, që siç u theksua jepet vetëm në raste kur vërehet një nivel i lartë artistik dhe estetik, shkoi për Agron Tufën, me librin “Thembra e Akilit”. Një pjesë e tyre nuk kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni, ndërsa të tjerët, nën shoqërimin e vazhdueshëm të zileve të celularëve (dikush e la të dëgjohej mirë Kryeministri Berisha me “this is a miracle of freedom), kanë thënë vetëm pak fjalë para mikrofonit, kryesisht falënderime për jurinë. Ndërsa në rastin e shkrimtarit Ben Blushi, i vlerësuar me çmimin “Petro Marko” për romanin “Otello, Arapi i Vlorës”, të cilin ia akordoi zv\ministri Nikoll Lesi, nuk mungoi as ndonjë shaka me ngjyrim politik. Në përfundim, për të karakterizuar prodhimin letrar të një viti, Mark Marku theksoi se “prodhimi letrar tregon se letërsia po shkëputet nga skematizmi realist e po hyn në një fazë postmoderne”. Në përfundim të ceremonisë, ku një pjesë e mirë kanë nxituar të largohen, Agron Tufa si fitues i çmimit të madh gjen kohë të thotë dy fjalë për krijimtarinë e tij dhe për procesin letrar të ditëve të sotme. Juria ju ka vlerësuar për stilin postmodern, për risinë e zhanrit të miniaturës, për çlirimin e gjuhës nga klishetë dhe për nivele të larta të shkrimit të shqipes. Si ju bën të ndjeheni ky motivacion? Sigurisht që ndjehem shumë mirë. Unë jam autor me 12 libra (prozë, poezi, ese) dhe më në fund ndjehem i shpërblyer për atë lloj kontributi, përpjekjeje dhe dashurie në radhë të parë, tek e cila ndodh ndonjëherë të kthehen sytë. Ndiej natyrisht edhe një përgjegjësi të madhe dhe ngjalljen e besimit më të fortë te vlerat e vërteta të letërsisë shqiptare. Ky vit u cilësua si optimist për sa u përket prurjeve letrare… Unë kam shkruar vazhdimisht se letërsia shqiptare është drejt një bumi të madh me formacion të gjerë në të gjitha zhanret, me emra krejt të rinj dhe do të doja të përqendrohej më tepër vëmendja te shkrimtarë të rinj, të cilët evidentohen shumë pak. Ata çajnë me vështirësi në treg edhe për çalim të shërbimeve të shtëpive botuese për sa i përket shpërndarjes dhe qarkullimit të librit. Në këtë mënyrë krijohet një ide e gabuar se nuk ndodh asgjë në letërsinë shqipe. Gjithmonë më kanë pyetur se përse nuk ka maja në letërsinë shqipe të pas viteve ‘90? Unë gjithmonë u përgjigjem po njëlloj: Ka maja, por nuk ka alpinistë dhe letërsia shqipe do ta dëshmojë këtë. Ndoshta është herët për të dhënë një mendim të specializuar mbi formacionet stilistike dhe letrare që ndodhin në bashkëkohësinë tonë, por herët a vonë kjo do të ndodhë dhe vlerat do të konfirmohen siç edhe unë nxora në pah gjatë shpalljes së çmimeve që dha juria. Duke qenë në qendër të proceseve letrare të pas viteve ‘90-të e kam prekur nga afër dhe e njoh shumë mirë këtë peizazh letrar dhe nuk është aspak më i varfër apo më i vakët se çdo lloj letërsie nacionale që zhvillohet sot në Europë. Besoj se për këtë duhet pasur respekt dhe jo paragjykime, por duhet të ulesh dhe t’i lexosh. Prandaj, duke filluar nga unë, le të marrë lexuesi librat e mi dhe t’i lexojë, pastaj le të krijojë mendimin. A do të ketë të tjera vepra nga ju përgjatë vitit 2010? Unë gjithmonë kam në proces disa libra paralel të zhanreve të ndryshme. Kam dy romane që vijnë në kohë të ndryshme, sipas fazës së pjekjes së tyre, kam në dorë një vëllim me tregime e novela, si edhe disa vepra janë të përfunduara në dorëshkrime, por të pabotuara. Unë shfaqem me tre libra të rëndësishëm: dy romane dhe një vëllim me proza të shkurtra dhe nuk mund ta teproj duke publikuar shumë libra njëherazi. Unë kam shumë pak kohë në dispozicion të krijimtarisë, sepse merrem edhe me mësimdhënie e familja zë një kohë të rëndësishme.