Shqiperia lexon online

Tashme te gjithe anetaret e regjistruar ne faqe do te kene mundesi qe te diskutojne nepermjet tyre nepermjet chatit, forumit dhe rrjetit social. Te gjithe anetaret do te kene mundesi te shohin profilet e anetareve te tjere te regjistruar, te komentojne neper keto profile, te shtojne shoke dhe te dergojne mesazhe me njeri-tjetrin. Te gjithe anetaret do te kene mundesi te chatojne ne grup ose privat midis tyre ne chat-in tone. Forumi eshte nje sistem i integruar me vone dhe aktualisht ende po strukturohet permbajtja e tij me kategori dhe forume por besoj se eshte e nevojshme integrimi i ketij sistemi. E mira e ketij sistemi eshte qe nqs ju krijoni nje artikull te ri ne faqen tone do te keni mundesi qe kete artikull ta publikoni ne te njejten kohe dhe ne forum, thjesht duke shtypur nje buton. Ne kete menyre artikulli juaj fiton me shume perhapje, njohje dhe ju si autor i ketij artikulli fitoni me shume reputacion. Aktualisht te gjitha keto sisteme jane integruar mjaft mire me njera tjetren dhe ju neqoftese logoheni ne forum psh, ne te njejten kohe logoheni dhe ne chat dhe do te keni mundesi qe te publikoni dhe artikuj dhe gjithashtu do te keni profilin tuaj ne internet dhe do te jeni ju ata qe do te vendosni se cilat prej te dhenave te profilit tuaj te jene publike ne internet dhe cilat jo.
Gjithashtu per te gjithe anetaret e kesaj faqeje egziston mundesia qe neqoftese deshirojne te ruajne nje artikull ne kompjuterin e tyre thjesht duke shtypur nje buton do te kene mundesi ta ruajne artikullin ne format .pdf dhe ta lexojne kur te duan, ku te duan dhe madje ta printojne ne menyre mjaft te lehte. Pra ju jeni dhe do te jeni ne qender te gjithe veprimtarise se kesaj faqeje. Aktualisht po punohet per te krijuar nje manual ose helpdesk per te gjithe sistemin ne menyre qe dhe ju ta keni me te lehte publikimin e artikujve dhe qendrimin ne kete faqe. Deri atehere per cdo informacion, pyetje, sygjerim, koment, kritike, etj jeni te lutur te na kontaktoni pa ngurruar.

Dy opsione te reja

Duke u perpjekur te permiresoj sherbimin qe kjo faqe ofron dhe duke u perpjekur te permiresoj cilesine e faqes, integrova ne faqe dy opsione te rendesishme. Opsioni i pare dhe ndoshta me interesanti per ju eshte sistemi i Chatit (faqja e chatit). Ky chat funksionon vetem per anetaret e regjistruar, pra nqs nuk jeni te anetaresuar ne kete faqe dhe deshironi te chatoni atehere beni mire te regjistroheni. Po ju kujtoj qe regjistrimi eshte totalisht falas dhe pa asnje lloj pagese.
Opsioni i dyte qe kam integruar eshte nje opsion mjaft i vlefshem per te gjithe ata qe lexojne. Nqs doni qe artikujt e postuar ne faqe ti ruani ne kompjuterin tuaj personal dhe ti lexoni me vone ne formatin pdf, tashme e keni kete mundesi. Ky opsion eshte shume i vlefshem, sidomos kur deshironi qe te lexoni nje artikull mjaft te gjate.

Sugjerime & Rregullorja

Kam vene re se kohet e fundit numri i perdoruesve te faqes ka ardhur gjithnje e ne rritje dhe te them te drejten me vjen mire. Gjithashtu duke qene se numri i perdoruesve eshte gjithnje ne rritje dua te bej te qarte menyren e funksionimit te kesaj faqeje per te gjithe perdoruesit aktuale te faqes dhe te gjithe ata qe do regjistrohen.

1. Te gjithe anetaret e saporegjistruar ne faqe perfshihen ne menyre automatike ne grupin e Kontribuesve. Pra ata mund te shkruajne artikuj por artikulli i tyre nuk do te publikohet menjehere. Artikulli do te publikohet vetem nqs e aprovon nje administrator dmth une. Ideja eshte kohet e fundit kam pare shume artikuj te postuar ne menyre te tille dhe nuk i kam aprovuar me motivimin e vetem se nuk mund te aprovoj nje artikull me vetem nje fjale. Nqs doni te shkruani nje poezi psh, atehere shkruajeni te plote, jo vetem nje varg, pastaj shtypni Publish. E gjithe kjo behet qe te ruhet cilesia e artikujve te publikuar dhe serioziteti i faqes.

2. Kohet e fundit kam bere ca ndryshime ne faqe dhe kam shtuar sektorin e social community. Kerkoj qe te gjithe anetaret te tregohen serioze dhe te respektojne njeri-tjetrin. Nuk dua te kete ofendime, tema fetare, tema politike dhe tema te ngjashme te cilat mund te bejne te fyhet nje ose disa prej anetareve/vizitoreve te faqes. E krijova kete mundesi per social network ne menyre qe secili nga ju te ndihej me mire ne kete faqe dhe jo qe te krijoj trazira. Cdo shkelje e kesaj pike nuk tolerohet.

Aktualisht ne kuader te permiresimit te cilesise se sherbimit qe faqja tone ofron ndaj jush po mendoj te bej disa ndryshime te tjera. Mund te me jepni disa sugjerime, kritika ose ide, ne cdo gje qe ju mund te mendoni se duhet ndryshuar.

Cdo ide eshte e mirepritur dhe sic thuhet ne te tilla raste, mirepres cdo kritike tuajen …

P.S: Ju falenderoj qe keni qendruar me ne deri tani dhe nga dita ne dite po shtoheni ne numer …

“GJURMË NËPËR FLAKË”MAKFIRE MAQEDONCI-CANOLLI

gjurmË nËper flakË makfire canolli 300x152 GJURMË NËPËR FLAKËMAKFIRE MAQEDONCI CANOLLI

VESHTRIM

POEZIA ËSHTË RRUGË E RINGJALLJES TË ASAJ QË NUK ËSHTË MË

Shkruan Shaban Cakolli

“GJURMË NËPËR FLAKË” Makfire Maqedonci-Canolli
(POEZI)
CANAJOHARIE,2010

Emrat e mëdhenj në fushen e artit bëhen yje të ndritura thuajëse padiktueshëm,ata hapërojnë
gradualisht,por mendja e tyre e ndritur pastaj e bënë atë emër të madh dhe krijimtarinë e tyre të pashlyar.MakfireMaqedonci me emrin e saj të vajzërisë tani mban mbiemrin e të martuarit Canolli,sikur herët e kisha hasur në gazetat tona me poezitë e saj,thënë drejt atbotë poezia e saj më u është dukur ende e papjekur mirë,kështu që i bëja një vështrim kalimthi,pa e ditur mirë se kjo ishte një vogëlushe e cila rrugën poetike e kishte nisur nga klasa e dytë fillore,e cila në fushën e artit poetik si njomake orvatej të hidhte gjurmë të mëdha në këtë fushë të vështirë të letërsisë.Vemendjen ma kanë tërhjekur shumë më vonë poezitë e saj,duke i lexuar qetë nëpër disa faqe interneti të cilat botojnë krijime artistike.Duke e lexuar këtu,poezia e saj e ngjeshur fund
e krye me vlera,ditë e më tepër më frymëzonte dhe më nxiste.Shpesh e vraja mendëjen në këtë ngatërrim mbiemri Maqedonci-Canolli,për të njohur vërtetë kush ishte Makfirja?!Në  ishte Makfire  Canolli,që e lexonim si gazetare në  shtypin tonë,Makfirja që shpesh po e dëgjonim në”Radio Diaspora”,e cila moderonte rubrikën”Heroizmi i popullit tonë në shekuj”,apo  njëra nga  Makfiret që është vetëm një poete e madhe.Duke u munduar të njoh më mirë krijimtarinë e saj,të cilën edhe unë vet e pata shpërnda në disa faqe interneti,pa e ditur edhe vet nëse  Makfirja është vetëm njëra nga poetet,këtë enigmë ia doli të e zgjidhë  Makfirja vet!Një ditë papritmas në kutinë
time postale kishte arritur një pako nga Shtetet e  Bashkuara  të Amerikës.Në të kthyar në anën e adresimit të dërguesit kuptova se pakoja me dhurata të çmuara nga Amerika vinte nga Makfire  Maqedonci-Canolli.Thënë drejt u gëzova pa masë,u gëzova se kishte të bënte në dhuratat që më së tepërmi i dua-librat.Në të hapur të pakos qëndronte libri i saj i ngjeshur me  vlera”GJURMË NËPËR FLAKË”,të cilin nëpër faqe neti e kisha lexuar pjesërisht,dhe përherë më shtohej dëshira të e kem libër në tërësi,nën te qëndronte edhe përmbledhëja për fëmijë”I SHES DIELLIT AKULLORE”,pavarësisht  që e botuar për fëmijë ishte mjaft domethënëse.Me veta mendova sa zemërgjërë janë poetët e mirëfilltë!Ata veq hargjimeve që bëjnë në botimin e librave,po aq hargjime bëjnë të i drejtojnë në duart e lexuesëve,kur vërehej qartë në pako se shpenzimi postal  për dërgimin e librave kishte kushtuar dhjetë dollar.Unë them se ky libër thesar,i mbushur begati fund e krye,është dhuratë e çmuar për mua,dhuratë që do e lexoi dhe do e ruaj me krenari,duke i qenë mirënjohës  znj.Makfire Canolli.Libri është i ngjeshur me një recension shumë  domethënës hartuar nga  Marin Kelmendi,të bësh një recension tjetër për këtë
libër,kjo do të thotë të nënçmosh recenzuesin i cili kishte bërë një punë me mjaft pedantëri.Unë nuk dua të bëjë recension,por dua të hedh në letër përshtypjet e  mia rreth këtij libri shumë domethënës”GJURMË NËPËR FLAKË” të Makfire Maqedonci-Canolli.
Gjurmë nëpër flakë,emërtim i një libri që në brendi ka vlerën dhe dhimbjen,dhimbje e cilan fatkeqësisht  ka prekur shumkend nga ne,por shprehur aq bukur poetikisht e me mjeshtri i bënë
më domethënëse,përmes metaforave poetja Makfire,e cila  shpalos gjrmët e përflakura që i përjetoi në shpirtin e vet,në dhimbjen e kombit,gjurmë çnjerëzore që po linte pushtuesi më i ndyrë mbi të pafajshmit e popullit tonë,të cilat nga atdheu shqiptar po i barte në Shtetet e  Bashkuara tëAmerikës,ku poetja  jeton dhe krijon,e që bukur dhe dhimbshëm po i nxirrte nga shpirti dhe po i shprehte përmes vlerës së artit në vargje. E lindur në Prishtinë,më 1969 Makfirja fëmijërinë e kaloi në vendlindje.Me poezi ka filluar të mirret në klasën e dytë fillore,punimet e cilës i kemi hasur në gazetat tona  edhe atë kohë.Si poete e  re unë them se ajo  do jen nxitur nga shpirti i saj artistik dhe atdhetar,nga se i takonte një rinie të nëpërkëmbur,nën shtypëjet pushtuese,rini e cila njollosej e etiketohej me termat çnjerëzore”iridentist”,”seperatist”;deri në”Kanibalist”!!Të marrish rrugën e poezisë atë botë ishte e mundimshme,e vështirë sikur të kalosh nëpër flakë,por  Makfirja sfidoi pushtuesin,nga se mendjen e saj të ndritur nuk kishte pushtues që ia heq nga koka,ata u munduan duke ia konfiskuar  tufët e punimeve të rinisë,por sikur kishin harruar se ajo po i ruante dhe po i stërviste në kokën e saj intelektuale.UDB-a famkeqe serbe shtoi dhunë në këtë familje,duke ua pamundësuar rexhistrimin e këtyre arsimdashësve në studime,duke burgosur vëllezërit e saj,por mendja e  Makfires nuk burgosej,shpirti i saj poetik po buronte nga brendia,edhe pse ia benin të pamundur të jenë pranë lexuesit.Si shumë shqiptar tjerë të përndjekur viteve 90-ta,edhe Makfirja detyrohet të nisi rrugën e mërgimit fillimisht në Gjermani e më pas në New -YORK,ku edhe sot jeton dhe vepron,ku veq poezisë aktivitetin e vet e ushtron ne gazetari të shkruar dheRadio.Padyshim në poezitë e  Makfire Canollit  gjenë  edhe motive dhe tema mërgimi,nga se nuk mund në asnjë mënyrë tëi ikej kësaj plage.Letësia  në diasporën tonë shqiptare nuk mund të jetë tjetër nga ajonë atdhe,që do gëzonte një privilegj  nuk flitet fare,po që krijuesi ynë jashta atdheut gjindet gjithnjë në përpjekëje për të kapërcyar  kufinjët,tek e cila poeti është brenda muresh,duke u përpjekur vazhdimisht të kaloj jashta këtij muri i ndërtuar nga veprat e së kaluarës.Këtë më së miri e shprehë në vargjet e saj Makfire Canolli,si vijon:

Dua sytë të më verbohen nga drita,
E prap shtegu të më kthejë te flaka ime,
Në votrën e zemrës
Të digjem këtu dua,që
Të jem mijëra herë më e gjallë.
Duke shpupuritur flakën,
Të numëroj ëndrrat e djegura,
Akoma pa e fryrë era
Hirin që ka mbetur.

Krijimet e poezisë dhe arteve në përgjëthësi,kushtëzohen,nxiten dhe motivohen nga imperativet e brendshme të subjektit.Aty ku vepra letrare krijohet nga motive artistike,edhe vepra gjithësesi është në funksion të thellë estetik.Mirëpo ka periudha historike,ku krijuesi deshti apo jo nxitet të kërkoj agjenset morale ndaj problemeve të kohës.Me zërin e poetës Canolli,është ndërtuar fuqishëm dhe buqet fuqishëm e kaluara jo vetëm individuale,por edhe ajo kolektive,e trollit tonë historik,të cilët vetëm pse donin të jenë zot në trojet e tyre,se ishin liridashës,u masakruan mizorisht nga pushtuesi sërb,ashtu si shprehet poetja nga se  vetëm eshtrat e tyre flasin shqip,edhe ndoshta pse shumë prej tyre të humbur dikund në ndonjë skëterrë.Ajo gjenë veq dhembjes edhe krenarinë e qëndresës sonë,ku mes dhembjes dhe krenarisë zërat bëhen arkiv i kohës.Tek libri”GJURMË NËPËR FLAKË”,fjala gjak haset  thuaj në tërë librin poetik,luftëtar lirie,
Kastrioti,shtiza e kuqe,gryka e pushkës,pra në kohën e pakohë nuk mund të lindnin fjalë tjera,kur pushtuesi i ndyrë po përdorte dy forma shfarosëse mbi popullin liridashës shqiptar;E para ishte zhdukja fizike e tyre që do të lahej me gjak,hiq më e parrezikshme nuk ishte zhdukja kulturore,me cilën pushtuesi po tentonte të zhdukte kulturën dhe identitetin shqiptar,kurse bijët tanë të vendosur për të mos i lënë as njëren dhe as tjetrën,po paguanin këtë mbrojtëje me më të shtrenjtën-gjakun.Këtë sakrificë poetja jonë e përshkruan fuqishëm në poezinë e saj”Himn për gjakun”.Kështu shprehej edhe recenzenti i këtij libri:Po kush nuk ik nga zingjirët,nga gjaku,nga vrasjet,nga melankolia,nga pika në zemër……Poetja nuk ik nga asnjëra prej tyre.Shpirti i saj ka brenda shpirtin  që dashu-ron,shpirtin që vdes,shpirtin që jep jetën për jetën e tjetrit,për lirinë kolektive,për lirinë e atdheut.Me të i lexuar këtu nëpër kokë mu sollën vargjet e të madhit  Shkreli,kur shkruante:Mos u bënë poet,nëse nuk  do mund të lindësh për çdo fjalë,por edhe të vdesësh për çdo varg!As njërin nga poetët bashkohës që kam lexuar nuk do ishte më në gatishmëri se poetja jonë  Canolli për të vdekur për çdo varg,për çdo fjalë,por edhe për të u ringjallur për to.Libri”Gjurmë nëpër flakë” i  Makfire  Maqedonci-Canolli,është libri i saj i parë,libër që për lexuesin e vemendshëm është libër thesaresh e begatishë,vlerash të mirëfillta,që shprehin herë dhembjen,herë krenarinë qoftë individuale dhe ate kolektive,të ngjeshura fund dhe krye në vlera.Libër domethënës që çdo artdashës    shprehë dëshirën të e kenë në bibliotekën e vet.Fill më pas ajo nxori librin e saj të dytë”I shes Diellit Akullore”.Ne e falemnderojmë poeten Makfire Canollin që na e dha mundësinë të kemi pranë librat e saj,e falemnderojmë edhe  recenzentin që bëri një recension të fuqishëm.Për këtë libër të ndritshëm,të begatshëm me vlera mund të shkruhet edhe shumë e shumë.Libri është i një niveli shumë të lartë,nuk po e them këtë vetëm unë si lexues,këtë përfundim me një mesazh të fuqishëm e kanë nxjerrur edhe promovuesit nëpër promovimet që i bënë në Kosovë dhe Amerikë.Makfire Maqedonci- Canolli,është emër premtues i letërsisë sonë,ne urojmë që nga kjo poete të kemi libra të një pas njëshme.

NGA PËRMBLEDHJA “TOKË DARDANE” Shaban Cakolli

KA KOHË
Ka kohë
që jam duke u ngjitur
Lugut të Blertë
të Gërmisë.

ka kohë që ujë pi
në krojet e fëminisë.

Ka kohë
që më janë ngatërruar kohët
dhe nuk e di kur fillon e kur mbaron
Ëndrra.

krisma 223x300 NGA PËRMBLEDHJA TOKË DARDANE Shaban CakolliZHGËNJIME

Evropën e krijuan së pari
me mite e legjenda.

Erdhi nga antika
në katër këmbë
në përrallat moderne
me urinë e Kronosit.

Djepi i saj
ku i dhamë qumësht legjendash
ende përkundet bosh
në  gërmadhat e  Ballkanit.

LEGJENDA E ROZAFATIT
Një fëmijë
kërkon gji
nga guri.

Nëna e murosur
me qumështin e saj
ruan qytetin e Shkodrës
nga ushtat e helmuara
të legjioneve romake.

Më kot babai
fëmijës së vet
i rrëfen rrugën e përgjakur
deri te kënga e lahutarit.

Ai s´do të kthehet
pa i pirë dy-tri pika qumësht
nga legjenda
e këtij shekulli.

DUKE SHIKUAR ORËN

Një shekull iku
duke shikuar
diellin me zenit.

Ku mbet ora jonë
që mat rrjedhën e gjakut
në histori?….

Pena ime gërryen mbi  letër
hieroglifet
me të cilat kam shënuar
kronologjinë
e lindjes
deri në perendim
të epokës së gjakut.

DRURI I JETËS

Liliane Perrin-it

Ajo vdiq në nëntor
dhe flamujt e fateve tona
i zbritëm në gjysmështizë.

Liliane Perrini-i,
medalon i përjetshëm
ne do ta mbajmë të varur
në kujtimet tona.

Ajo iku në nëntor
dhe vjeshta hyri me verdhësi
në visoret e ëndrrave
duke shkundur gjethet
në Drurin e Jetës.

ËNDRRAT
Na mbytën ëndrrat
e dheut të huaj

Edhe netëve të pagjumë
bredhim të përhanshëm
hapësirave të bleruara
të vendlindjes.

zgjohemi
me ëndërr në qepallë,
dhe ngrysemi mbi pjalm gjumi
në bebëzen e lulëzuar.

Vetëm një grusht
dhe Kosovë
do të na sjellë
pushimin e trupit
dhe qetësinë e shqisave tona.

ROJA E TUFËS

Kur këndon Baca Nazif
fotografitë në mur lotojnë
nga malli:
“Ngjitet tufa me këmborë,
u prinë dashi me kurorë…”

Në karrige ahu
që ka lëshuar gjethe
rri ulur duke i rënë kavallit
i zgjon bylbylat e mallit
në kopshtet e largëta
nëpër këngë.

Nëpër mure zhagitet
hija e dashit të therrur kurban
për festën tonë të motmotit.

MALLI PËR FSHATIN E LINDJES

Arën me grurë e solli
në dhomën e stolisur
me kallij të vendlindjes.

Këtu në këtë qytet të huaj
as  gruri se ka ngjyrën
e bebëzave tona:
është jeshil si zhapini
tek rrezitet mbi shkëmbij.

U poqën kallijtë në dhomë
nga malli ynë
ngjyrë bakri.

PLAGA E KURBETÇARIT

Është plagë
e nuk mbyllet kurrë

as nëzemër,
as në shpirt.

Stinët ndërrojnë,
datat në kalendar,
akrepat qarkojnë
rrathët e ferrit.
koha rri e ngrirë
në kujtime.

Plaga ime kullon
gjak
pika-pika
mbi kujtime….

SHAMIJA

Ma dha shaminë
që pat fshirë
lotin që ia shkrumoi faqet.

Kur u zgjova nga gjumi
me të i fshiva kujtimet
e lëndimet e zhubrosura…

Po njelmësinë e mërgimit,

me se do ta fshija,
me se do ta hiqja?

RASAT E MËRGIMTARIT

Një jetë e nemur
e lakuar nëpër
rasa.

Në emërore:Iliri!
në kallëzore:Dardani!
në rrjedhore:Kosovë!

Thirrorja është zhdukur
se nëna s´na dëgjon.

Emri ynë
edhe sot lakohet
nëpër histori.

NË KUJTESË

Dikush qan
mos po qaj unë?

Me ninullat të bukura
mí ndizte nëna
dhe qirijtë qiellorë
mbi kokë.

Mbi kokë,
pleqëria se ç´m´i shkundi
borërat e Sharrit
e duke bredhur meridianeve
ninullat e nënës s´mú ndanë.

Dikush qan
mos po qaj unë?

MALLI

Kur e lash shtëpinë
dhe ika nëpër botë
nëna deri te pragu i shtëpisë
më përcolli me lotë.

Ika unë i mjeri
nëpër baltë e terr,
nëpër shteg ylberi
vajta drejt në ferr.

Dielli rri i ngrirë
në qiellin e huaj
duke ma ngrohë jetën
me javë e me muaj.

Rrudhat e pleqërisë
s´ma shuajnë atë zjarr
që në vendin tim
të kem një copë varr.

REFREN KURBETÇARI

Kafka të ngjitura për lëkurë
që jetën s´e shijojnë kurrë
duke kujtuar lodrat e fëminisë
vrapin e bagëtisë në fushë
mallin që është përzier në këtë tymnajë.

Kush do túa ushqejë shpresën
ata që kurrë s í sheh të qeshur,
Rini e mbështetur për mur
deri kur?

KROI I AHUT

Nën shiun plak
diku në mal
buron me currila
uji kristal.

Rrjedh uji ngadalë
malit tatëpjetë,
siç rrjedh nëpër vite
malli im për jetë.

Një ylber kujtimi
rrjedh nëpër mote
prej zemrës sime
deri te zemra jote.

BYLBYL  I LUMTUR
Ti në kafaz
unë mes natyre
ti këndej
e unë

matanë pasqyre

Ti lart në qiell
e unë poshtë në  tokë,
as për një shekull
s´bëhemi shokë.

Eja të ndërrohemi
për shekullin e ri.:
unë pëllumb
ti bëhu njeri.

DITË E VONUAR
Si pikë uji nga shkretëtira
bëhu oazë
dhe mbushi burimet
që t´i freskosh zemrat e djegura
nga vapa qiellore.

Dhe eja
ditë e ëndrrave të bardha!

NËNA

Fjalë e qëndisur
me shkronja ari
te kokat e shqiponjës
në flamur.

U rritëm nëpër shekuj
në prehrin e saj,
me bazybenë
që na e lidhi për qafe
bredhim nëpër histori.

Edhe sot në kurbet
në ëndërr netëve dimërore
më  flet.

DALLËNDYSHES

Shko në kopshtin tim
këput veç një mollë
ma sill t´i marr erë
të bëhem erë e saj.

Ma sill një lulëkuqe
me ngjyrë të flamurit
t´ma zdriti udhën
e shtegun nëpër terr.

KËNGË QYQESH

Në pullazin e shtëpisë
tubohen qyqet.

Netve me hënë
majë oxhaku
heshtjen mortore
vetëm kënga e tyre
e prish.

Mbështjell me ëndrra kobzeza
nëna mallkon
këngën e tyre mortore.

PARA XHAMISË SË MADHE  NË
PRISHTINË

Në  Prishtinë
para kafenesë”Besa”
bërlyket shpresa për çdo ditë.

Para Xhamisë sëMadhe
tubohet mëngjeseve rinia
për të shitur rininë e vet.

As me pishë as me qiri
kurkund s´gjen
mall më të lirë në treg.

BOTA E TJETËRSUAR

Shekuj me radhë
po lind
engjëj dhe tiranë.

Rruga ku takohen
shtruar me të zeza,
mbretëri e tyre
shtrihet në varreza.

DHEMBJE

Ngricë përjashta e ngricë përbrenda
ku të gjejnë zemrat pak ngrohtësi
dashuria ku do të shkrijë?!

Duke pritur ata që ikin
duke pritur ata që s´vijnë
më të vocërr po bëhen fëmijtë.
Po Gjeto Basho Muji kur do ta kapë thikën
për ta mbytur  frikën?

NETËT PA GJUMË
Dhoma fle
po shtati im sé ndjen qetësinë:
mendimet bredhin nëpër visore,
qelizat ëndërrojnë sferat e dritës
ndërsa eshtrat parandjenë se do të bjerë shi.

Në mua s´ka qetësi:
zemra troket në një portë
ku e dashura ime qëndis
pajën e fëmijëve tanë të palindur.

Në një ëndërr hap një dritare:
fluturat e dritës vërshojnë nëpër perde
dhe shëndrrohen në fluska drite.

Zgjohem dhe shënoj në ditar:
notat e një kënge të harruar
në një legjendë.

PËLLUMB I HUAJ
Ai nuk e njeh
qiellin tim
që e ruaj në bebëz.
Di të fluturojë
vetëm mes reve me tym
që na i ngulfasin
mushkëritë tona fshatare.

Më kot shikojmë nga qielli
ai asnjë lajm nuk do t´na e sjellë
nga shtëpitë tona mbuluar me mall.

Edhe gugatjen
e ka në gjuhë të huaj
As dreqi s´i merr vesh
figurat që bën
tek fluturon nëpër qiell.

Më mirë është t´ia vënë
një degë dafine në sqep
dhe të lutemi të na sjell paqe
në këtë globin tonë
gjysmë tokë
e gjysmë ujë loti.

NË PRITJE
A do të kthehet ndonjëherë
si zog shtegëtar
për të marrë vezën  e harruar
në pullazin tonë.

si stalagmit mijëvjeçar
pres i shtangur
fluturimin e tij nga vendlindja
unë Ago Ymeri vetë.

VENDI IM
Natë për natë
shëtis visoreve me hënë
buzë lumit,
fushave me grunaja,
pyjeve të gjelbëruara.

Krojet gurgullojnë në gjuhën e këngës
bari pëshpërit
baladën për Rrushen e Rexhës,
era zgjon  mallin
e fjetur në   zemër.

Natë për natë
bredh bulevardeve të ëndrrës
dhe në shtëpi nuk arrij kurrë.

RRUGËT E MIA
Jam udhëtar
që kërkon Itakën e vet.

Meridianeve të Europës
shetita,
nëpër hotele  luksoze
kam fjetur
dhe asnjë çast pushimi
nuk pata

As buka s´pat shije
as uji i kroit,
pa i prekur  nëna ime.

Shesheve të qyteteve
u mungonte  aroma e blirëve
të buzërrugëve të mia.

Dhe vazhdoj  rrugën
dhe  s´di  kush më shtyn
e në Itakën  time s´arrij kurrë.

BOTA  E MASKAVE
Është bërë bota si  laraska
krijon fytyra me dy maska,
një dje,
tjetër sot,
nesër duket si robot.

NË BRENDI
E sotmja
qan të nesërmen,
të dyja në shpirtin tim ndeshën,
unë mes tyre përpiqem
të arrij  triumfin.

PISHTAR   DRITE
Fadil Sylejmanit

Pishtar  drite
në qiellin  e shqipeve:
e sjell pranverën në stinët tona,
ngrohtësinë  në  kujtime,
shënon  vitet  e  dritës,
që  arrijnë  nga  stërgjyshërit  tanë.
Meshtar i të dielave tona
kur  besimtarët
bien në gjunjë
tek predikon të ardhmen.

Qiri  i Naimit
që shuhet për të bërë dritë
për poetin e tretur
në bardhësinë e letrës.

I  HUMBURI
Kur deshi të kalojë
nëpër pragun e dy stinëve
u rrëzua në gurin e moshës.

Buza i rrodhi qumësht
se ende dhëmbët e qumështit
s´i ishin ndërruar çunit.

Tashti ndjek gjurmët e stinës
duke ëndërruar mustaqet e misrit
t´i rritën nën hundë.

USHTRIMI   I   DURIMIT
Digjet si Ago Ymeri
për fjalën e dhënë:
besë sot
a ka ndër burra?

Thinjat e durimit iu nxinë
dhe rishtas iu zbardhën
nën flakën e ftohtë
që digjet nëpër fjalë.

S´ka zjarr që ia pjek
kulaçin
që ia gatuan e bija e mbretit.
Ai do të kthehet
pas nëntë vjetëve
te nusja e vet.

MALLËNGJIM
Motra kur u bë nuse
hapi portat e ngujuara
të një stine të re.

Qerrja e kuqe me katër rrota kohe
kaloi  mbi fëmininë  e saj.

Motra iku!
Ç´zog do të këndojë
në drurin e manit
mallin  e saj?

ELDORADO
Aty  sundon vetëm një stinë:
gjethet  thahen
në bebëz
ku bën vapë tropikale.

Aty mbretëron vetëm  një kohë:
Doruntina do t´mbetet pa u martuar
se treqind  krushq
kanë humbur rrugën
deri te shtëpia e  saj.

Çika potureshë  këndon
balada
me një kurorë gjaku në kokë.

El Dorado  është
ëndrra jonë shekullore.

Sugjerime per faqen

Pershendetje, sic e shikoni faqja tani ka nje design te ri dhe do me pelqente qe te mirrja nje ide ose nje sugjerim nga ana juaj ne lidhje me faqen. Cfare mendoni se mund te permiresohet, ose cfare duhet te permiresohet me patjeter? Cfare opsionesh mendoni se mund te shtohen ne faqe? Do me pelqente qe te ishit te lirshem ne komentet tuaja, mund te komentoni lirisht. Do preferoja me shume te degjoja kritikat se sa fjale te mira se e di dhe vete qe ka ende shume pune qe dhe une vete te ndihem mire me kete faqe. Po shoh se dita dites po shtohen anetaret e regjistruar ne blog dhe me behet qejfi por do deshiroja qe ky komunitet te ishte me aktiv. Do me pelqente qe secili nga ju te postonte ndonje artikull, mundesisht qe e ka shkruajtur vete, ose mjafton te komentoni ne postime. Aktualisht te gjithe anetaret jane regjistruar ne rolin e Kontribuesit, qe do te thote se postimet tuaja para se te shfaqen per publikun e gjere do te moderohen nga une ne kuader te ruajtjes se imazhit te faqes.

Page 2 of 3«123»